Lajme

Visar Berisha komenton inagurmin e Thaçit president dhe godet opozitën

By FerizajPress

April 05, 2016

Opinionisti  Visar Berisha, ka komentuar ceremoninë ku Hashim Thaçi do të inaugurohet president i Kosovës.

Ai nuk e ka kursyer opozitën, që sipas tij, është fajtore  për gjendjen që sot jemi.

Ky është komenti i plotë i Berishës:

Hashim Thaçi do inaugurohet keto ditë Kryetar i Republikës. Zgjedhja e tij, përveç se u shqua me spektaklin e grumbullimit të votave, i dha fund në njëfar forme edhe zjarmisë politike në vend. Zgjidhja përfundimtare për të cilen Opozita kishte luftuar erdh, por me kah të kundërt; Qeveria u forcua, zgjedhjet nuk kanë ende një datë kurse Opozita filloj të kërkoj armikun brenda sajë. Kush na solli deri këtu? Dy gabime themelore të Opozitës dhe një fat i madh qeveritar. Gabimi i parë i Opozitës ishte renditja e kauzave. Kauzat nacionaliste, në gjendjen në të cilën jemi dojnë shumë energji mobilizues për shumë pak rezultat. Dy tre manifestime popullore dhe një shportë molotiv nuk mund të jenë kurr masë për fitoren. Ato veç sa e mbajnë zgjidhjen në rrugë deri në lodhjën e radhës. Shto këtu një front prometheik të Opozitës me Sponzorizuesit e subjektiviteti të Republikës. Dështime ishte i sigurtë. Opozita edhe mund t’i perdorte kauzat nacionaliste për të tërhequr vemendjen por kauzat e vërteta duhej të gjendeshin as në veri e as në perendim por në sistemin tonë arsimor, legal e shendetesor. Gabimi i dytë, thellimi i ndarjes shoqërore. Etiketime, ataqe, lista tradhëtarësh e armiqësh të kombit e Republikës u frynë sa s’banin më. Në vend se të zdritej zgjidhja fatlume o afrua një tymnajë urrejtje e linçimi (dorën në zemer, nga të dy anët). Deshira për ta dërguar në pension politik këtë klasë politike u ngatërrua me përpjekjen për t’i dërguar në anën tjetër të historisë. Fati i qeveritat ishte agjenda ndërkombëtare për Kosovën. Stabilitet me çdo kusht, pajtim ndërfqinjësor me çdo kusht dhe sa më pak karrota, për momentin. Me një fjalë, ata që morën në dorë ndërrimin e Republikës patën ide por nuk kishin përvojë. Kurse ata që kishin përballë ishin ide pakët por përvojë shumë. Republika i shpëtoj kaosit por edhe Asociacionit, deri në hendekun e radhës…