Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka konfirmuar për Indeksonline se personi i vrarë gjatë ditës së sotme në fshatin Tërbovc, i komunës së Lipjanit, është vrarë nga vëllai i tij, i moshës rreth 58 vjeç. Beka ka treguar se i dyshuari është ardhur nga Franca për pushime. Sipas tij, i njëjti ka pasaportë zvicerane dhe kështu ka vrarë vëllaun e tij. “Sipas prokurorit kujdestar, i dyshuari është nga Franca, ka ardhur për pushime dhe ka vrarë vëllain e tij. I dyshuari ka pasaportë zvicerane. Ne kemi kryer të gjitha obligimet, kemi kontaktuar edhe me aeroportin pasi që i dyshuari është në arrati dhe mund të dalë jashtë vendit”, ka thënë Beka. Më tutje, ai ka shtuar se motivet e kësaj vrasje janë ende të paqarta./Indeksonline/