Qendra Operative Emergjente Lokale gati për t’i dal në ndihmë çdo nevoje të qytetarëve, e kontakti mund të bëhet përmes këtyre numrave të telefonit 048 111 161 dhe 038 200 46 043 apo në e-mail adresën QOEL.FERIZAJ@rks-gov.net .
Gjithashtu sot gjatë mbledhjes së shtabit emergjent të kryesuar nga Kryetari Agim Aliu u diskutua për masat mbrojtëse dhe mundësitë e gjobave për shkelësit e masave në fuqi, veçanërisht në grumbullime të qytetarëve.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe mikrobiologu Lul Raka që ofroi informacione e veprime konkrete në parandalimin e këtij virusi.
Komuna e Ferizajt po shqyrton mundësinë e adaptimit të objektit të ri të Qendrës së Shëndetit Publik në Ferizaj, si karantinë sipas nevojës.