Njohësi i çështjeve kushtetuese Vigan Qorrolli, e ka vlërsuar si të palogjikshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për ta hedhur poshtë kërkesën e opozitës për zgjedhjen e Hashim Thaçit president, raporton GazetaBlic. Kjo pasi sipas tij, në rreth 30 paragrafe flitet për meritat e lëndës, megjithëkëtë kërkesa u shpall si e papranueshme.
Më poshtë e gjeni të plotë shënimin e tij:
Xhevahiri i radhes: lenda e papranueshme por rrafsh 30 paragrafe flasin per meritat e lendes. Parag. 46-76 – i gjykojne meritat e rastit, te procedures se zgjedhjes se z. Thaci per President. Edhe vleresim meritash edhe papranueshmeri – proceduralisht e palogjikshme! Mbase hera e pare ne histori te kesaj jurisprudence – qe Gjykata Kushtetuese refuzon shqyrtimin e kerkeses se nje pale te autorizuar – sic jane deputetet e Kuvendit te Kosoves.