Lajme

Vidhet vetura e një banke në Tiranë, ishte plot me para (Video)

By FerizajPress

February 09, 2017

Makina e blinduar, që transportonte paratë e bankës, është grabitur rrugës për në Rinas, në Qafë Kashar.

Nga autoritetet ende nuk ka shumë informacion, por mësohet se janë ngritur postblloqe të shumta nga policia.

Ndërkohë tvklnan.al shkruan se ka siguruar një video ekskluzive që tregon momentin kur autorët kanë ndaluar makinën e blinduar, kanë marrë thasët me para dhe janë larguar me një automjet me ngjyrë të zezë.