Ferizaj

Vidhet një veturë në Ferizaj

By FerizajPress

August 13, 2016

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj është vjedhur një veturë, gjatë ditës së djeshme.

Në njoftim të Policisë thuhet se ankuesi mashkull shqiptar, ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura  e tij civile me targa vendore.

“Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.