Ferizaj

Vidhet një veturë në Ferizaj

By FerizajPress

August 26, 2019

Një person ka raportuar në Polici se në Ferizaj i është vjedhur vetura e tipit Seat me targa vendore.

I njëjti ka informuar se në veturë gjendeshin edhe dokumente personale pasaporta, letërnjoftimi dhe patent shoferi.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme dhe është duke u hetuar.