Ferizaj

Vidhet një makinë në Ferizaj, pronari kërkon ndihmën e qytetarëve (Video)

By FerizajPress

June 29, 2019

Ditën e djeshme në orët e pasditës  në parkingun  e Plus Marketit  është vjedhur një makinë.

Kjo ngjarje është  regjistruar nga kamerat e sigurisë   ku shihet personi i cili   në fillim ka tentuar të marr një makinë tjetër por  siç duket nuk i ka shkuar mirë. Por ai nuk e ka lënë me kaq dhe ka  provuar makinën tjetër të cilën ka arritur ta dhezë dhe  e ka vjedhur.

Pronari i makinës  përmes videos që ka arritur ta sigurojë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që ta identifikojnë hajnin dhe  në rast se e njohin të  njoftojnë policinë.

Ndryshe  tani kur pritet që  të ketë edhe një fluks më të madhë të mërgimtarëve në Kosovë  kjo mund të jetë edhe një shenjë që duhet të jenë më të kujdësshëm, sidomos për gjërat me vlerë të cilat lihen në makinë  e që janë   një “gjah” i lehtë për hajnat.