Ferizaj

Vidhet Golf 6-shi në Ferizaj

By FerizajPress

June 27, 2020

Një person në Ferizaj ka vjedhur veturën e tipit Golf VI, ngjyrë e zezë me targa vendore.

Përveç veturës i dyshuari dyshohet se kishte vjedhur një biçikletë dhe 80 euro.

Njësitet policore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa automjeti iu ka kthyer pronarit.