Lajme

Vidhen orë luksoze zvicerane në vlerë prej 3 milionë eurosh

By FerizajPress

June 27, 2016

Në Paris janë vjedhur orë të vlefshme tre milionë euro. Vjedhja ka ndodhur në rrethin e tetë të Parisit, në magazinën e prodhuesit zviceran të orëve luksoze “Richard Mille“, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Banorët lokal kanë njoftuar mbrëmë policinë se rreth dyqanit në fjalë ka ndodhur diçka e dyshimtë.

Në lagjet e pasura të Parisit janë të përqenduara dyqanet e shumta me brendet më të njohura botërore. Më herët, këtë muaj kriminelët kishin plaçkitur dyqanin e “Chanel”.