Ferizaj

Vidhen 80 mijë euro në një shtëpi të Ferizajt

By FerizajPress

March 27, 2019

Në një shtëpi në fshatin Dremjak të Ferizajt ka ndodhur një vjedhje, ku kësaj familjeje dyshohet se i janë marrë rreth 80 mijë euro.

Sipas policisë, gjatë kryerjes së këtij akti anëtarët e familjes kanë qenë prezentë në shtëpi, por nuk i kanë dëgjuar hajnat dhe më vonë e kanë kuptuar se po i mungojnë paratë në vendin ku i kishin mbajtur.