Ferizaj

Vidhen 4 kompjuterë dhe sistemi i kamerave të vëzhgimit

By FerizajPress

November 07, 2016

Huliganët kanë thyer gjimnazin “Dr.Shaban Hashani” në Ferizaj për ta marrë sistemin e vëzhgimit të kamerave, CD-të e incizuara, pastaj kanë vjedhur 4 kompjuterë, një projektor dhe kanë dëmtuar dyert dhe inventarin brenda këtij objekti, në fundjavën e shkuar.

Ndërkohë deri tashti organet e policisë në Ferizaj nuk kanë marrë ndonjë person si të dyshuar, lidhur me këtë ngjarje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përfaqësuesit e kësaj shkolle disa herë kanë kërkuar nga komuna që të punësohej ndonjë rojë, mirëpo deri tashti një gjë e tillë nuk është realizuar, shkaku i mungesës së mjeteve buxhetore.