Lajme

Video: Polici vret një grua në rrugë

By FerizajPress

April 10, 2016

Një video shokuese e shpërndarë nga policia amerikane, po bën xhiron e botës.

Videoja e regjistruar nga kamera e trupit të oficerit të policisë, tregon pamjet kur ky i fundit, paralajmëron një grua me ngjyrë e cila mban në dorë një armë të ftohtë.

Ndërsa ajo i afrohet me armë në dorë, oficeri e qëllon duke i shkaktuar vdekjen.

Autoritetet amerikane njoftuan se gruaja 40-vjeçare u bë e dhunshme, pasi policia i kishte paraqitur një urdhër-dëbimi nga shtëpia. Edhe më herët policia amerikane ka qenë në qendër të vëmendjes për veprimet e saj, kryesisht kundrejt njerëzve me ngjyrë.