Ferizaj

VIDEO-ALIU: NË FERIZAJ DO TË NDODH NDRYSHIMI I MADH

By FerizajPress

November 16, 2017

Sonte në Radio Televizioni i Kosovës (RTK), në kuadër debatit të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 19 nëntorit kandidatët për kryetar të Komunës së Ferizajt kanë prezantuar ofertën e tyre.

Në raundin e dytë më 19 nëntor, votën e qytetarëve të Ferizajt e kërkojnë Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Muharrem Sfarqa nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tha se do të dalë fitues, pasi që ai në raundin e parë ka fituar shumë më shumë së kundër kandidati.

“Unë jam me 4 mijë vota më shumë se kundër kandidati. Edhe qytetarët e Ferizajt janë për ndryshim dhe kjo nuk do diskutim”, tha ai. Sipas tij ky ndryshim shihet në çdo pjesë në Ferizajt.

Ai ka kritikuar Muharrem Sfarqën, për propagandë. “Unë kam mbështetje nga Nisma, Nga AAK, nga PDAK edhe nga partitë e tjera”, tha ai.