Sport

Vidal zbulon titujt që dëshiron t’i fitojë te Barcelona

By FerizajPress

August 25, 2018

Arturo Vidal ka synime të mëdha te skuadra e Barcelonës. Mesfushori kilian erdhi në Camp Nou si përforcim i madh nga Bayern Munich. Dhe, ai ka pranuar se dëshiron të luftojë për të gjithë titujt e rëndësishëm. “Objektivi im është t’i fitoj të gjitha me Barcelonën, këtë vit”, u shpreh Vidal për “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”. “Menjëherë pas ardhjes në Kataloni kam ndjerë mbështetje të madhe, kam gjetur një grup të mrekullueshëm. Një familje. Barcelona është ekip i uritur për suksese”, theksoi ai. /Lajmi.net/