Lajme

Victoria Nuland takim me Kryeministrin Rama për reformën në drejtësi

By FerizajPress

July 10, 2016

Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit Victoria Nuland u takua me Kryeministrin Edi Rama, pas takimit që pati me kreun e demokratëve Lulzim Basha.

Takimi i zyrtares amerikane me kreun e Qeverisë Shqiptare zgjati pak minuta dhe në fokus të diskutimit ishte reforma në drejtësi.

Pas takimit, nuk pati prononcim për mediat.

Victoria Nuland shoqërohej në takim nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu.