Ferizaj

Vetura në kërkim ndërkombëtar shitet në Ferizaj

By FerizajPress

September 18, 2021

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka shitur veturën e cila ishte në kërkim në nivel ndërkombëtar si e vjedhur.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, ndërkaq i dyshuari është shtetas i Norvegjisë.

Policia ka bërë të ditur se vetura është konfiskuar, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje, pas intervistimit.

“Ferizaj, 16.09.2021-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – shtetas i Norvegjisë pasi që i njëjti dyshohet se ka shitur veturën e tij e cila dyshohet se ka qenë në kërkim në nivel ndërkombëtar si e vjedhur. Vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.