Ferizaj

Vetura godet këmbësoren

By FerizajPress

July 15, 2016

Ferizaj: Në njoftim të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Kaçiku”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj një këmbësore femër është goditur me veturë.

Në njoftim të Policisë thuhet se në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar duke lëvizur me veturën Opel Vectra, nga pakujdesia e ka goditur viktimën femër shqiptare.

“Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë”, thuhet në njoftim të Policisë .