Njëra veturë dyshohet të jetë e vjedhur andaj pas aksidentit Policia e Kosovës ka arrestuar një person. Këtë e konfirmon për lajmi.net, Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Nga aksidenti që ka ndodhur sot janë përfshirë tri vetura. Dyshohet që vetura ishte vjedhur dhe kemi arrestuar një person”, tha për lajmi.net Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.
Aksidenti kishte ndodhur derisa dy persona të cilët kishin vjedhur një veturë janë vërejtur nga pronari i veturës i cili pastaj ka filluar t’i ndjek ata, për pasojë personat të cilët ishin në veturën e vjedhur kanë shkaktuar aksident duke goditur shtyllën.
Duke ikur me veturë të vjedhur, shkaktojnë aksident të rëndë, ka të arrestuar (Foto)