Vetura del nga rruga, humb jetën 67-vjeçari

By FerizajPress

July 03, 2016

Policia, në njoftimin e saj paraprak njofton se shërbimet e saj kanë shkuar menjëherë në vendngjarje me të marrë njoftimin për këtë aksident rrugor.

Në vendngjarje, ata kanë konstatuar daljen e automjetit tip Benz nga rruga, për pasojë të së cilës ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi i identifikuar me inicialet P.V., i moshës 67-vjeçare, banues i fshatit Krongj të njësisë administrative Mesopotam.

Policia bën të ditur gjithashtu se në automjet nuk ka pasur persona të tjerë, veç drejtuesit të mjetit, ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende të paditura, e për këtë po punohet nga forcat blu.

The post Vetura del nga rruga, humb jetën 67-vjeçari appeared first on Lajminet.