Editorial

Vetëvrasja e lidershipit të LDK- së !!!

By FerizajPress

July 28, 2018

Shkruan: Prof. Rizah RESHANI

Lidershipi i LDK-së sipas mediave nuk mori pjesë në varrimin e njeriut që ishte njëri prej apostujve të historisë sonë gjatë gjysmëshekullit të kaluar dhe gati çerekshekullit të tashëm.

Përkushtimin për Atdhe për Njeriun dhe për të Bukurën e të Drejtën, edhe vetë elektorati dhe një pjesë e udhëheqjes së LDK-së , duke përfshirë edhe presidentin e ndjerë e emblematik Dr. Ibrahim Rugova, e kanë mësuar pikërisht nga Demaçi. Demaçi e Rugova kishin mospajtime për rrugët që duhet ndjekur deri te Liria, ishin oponentë politikë pas lufte , por nuk ishin armiq. Dhe këtu lindin paradokset.

Koha si gjykatëse supreme dhe historia politike e Kosovës e viteve të luftës dhe pasluftës, iu dha të drejtë të dyve dhe i qortoi të dy ngapak. Vendin në histori ata do ta kenë sipas meritave dhe gabimeve, bazuar në rrethanat sociopolitike dhe në konstelacionet ndërkombetare në të cilat vepruan,si liderë shpirtërorë e politikë të popullit.Paralelizmat tjera mes këtyre dy liderve emblematikë hëpërhë nuk janë kryefjala e këtij shkrimi.

Lidershipi i LDK-së gaboi shumëfish që bojkotoi varrimin e ikonës Demaçi: gaboi moralisht, politikisht dhe shkeli madje,edhe traditën shqiptare. Miti për Rugovën nuk do të duhej të ishte pengesë për nderime lamtumirëse për Demaçin, që ishte legjendë e ashtit shqiptarë që nga dimrat politikë të viteve ’50 të shekullit të kaluar.

LDK- ja më saktë pjesa primitive e inatçore e saj kështu dëshmoi se është miope, snobiste, shkurtpamëse politikisht dhe larg vizionit atdhetar te Presidentit Rugova.

Rugova nuk ishte hakmarrës, ai falte sepse ishte artist, shkencëtar dhe politikan poliedrik. Ai falte se trimi ia fal gabimet vëllait për hirë të credos kombëtare. Këta janë keqpëtdoruesit e emrit dhe veprës së tij wë për poena politik me votat e të zhgenjyerve me oligarkitë e pasluftës, pjesë e te cilave kanë qen edhe vetë, synon te ngjiten ne Panteonin e palavdishem te pushtetit.

Me gjendjen aktuale nuk ishte i kënaqur as Demaçi dhe këte e tha djali i tij sot para varrimit ne Parlamentin e kosovës. Por,paknaqësia nuk shprehet me shfryrje primitive. O Zot fali këta njerez se mbase e kanë bëre nga injoranca e cila ua ka terratisur mendjen ! Po e vërteta është se Zoti sipas librave fetarë nuk i fal ata që nuk janë falës ndaj vëllaut të vetë. Ajme !!!