Përfaqsues të subjektit opozitar, Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe Driton Çaushi janë takuar me Drejtuesen e Departamentit për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerim, pranë Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, znj. Fiona Mcilwham.
Kjo gjë bëhet e ditur nga një postim në facebook i kryetarit të VV-së, Visar Ymeri. Në këtë takim morri pjesë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Ai shkruan se në këtë takim u bisedua për gjendjen politike në Kosovë.
“Nga takimi me Drejtuesen e Departamentit për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerim, pranë Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, znj. Fiona Mcilwham e cila vizitoi zyren tonë bashkë me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Ruairí O’Connell.
Diskutuam për gjendjen politike në Kosovë dhe alternativën e VETËVENDOSJE!-s për shtetndërtim dhe zhvillim ekonomik.