Lajme

Vetëvendosje, qytetarëve: Qeveria po e kontrabandën demarkacionin, nesër te Kuvendi

By FerizajPress

August 03, 2016

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një kumtese për shtyp thotë se 12 orët e debatit vërtetuan se Hashim Thaçi e Isa Mustafa s’kanë lënë gjë pa bërë që të na e imponojnë një marrëveshje që Kosovës ia humb mbi 8000 hektarë.

“Sot u vërtetua që Komisioni shtetëror për demarkacion është komision i padijshëm, jokompetent dhe rrjedhimisht mashtrues që ka nxjerrë vendime pa kurrfarë baze.

Sot u vërtetua edhe arroganca e papranueshme e Qeverisë së Kosovës, e cila përkundër disfatës në nivel faktesh e argumentesh, thirri urgjentisht mbledhje për ta proceduar demarkacionin. Qeveria nesër në 09:00 do të mblidhet për ta kontrabanduar demarkacionin. Tash kur kanë mbetur pa fakte, Isa Mustafa e Hashim Thaçi po i tregojnë dhëmbët.

Ftojmë qytetarët e aktivistët, që nesër në orën 10:00 të mblidhemi para Kuvendit. Është momenti vendimtar që ta mbrojmë Republikën tonë, nga këta kriminelë e zaptues. Demarkacioni nuk do të kalojë. Qeveria e Kosovës po e provokon situatën. Nëse nuk tërhiqet Qeveria, gjendja do të dal jashtë kontrollit dhe rezistenca do të jetë edhe më e ashpër se kurdoherë”, thuhet në kumtesë.