Lajme

Vetëvendosje për Kurban Bajram: Mirëqenia e synuar për të gjithë duhet të jetë rikujtim i përditshëm

By FerizajPress

September 11, 2016

Sipas kësaj partie, simbolika dhe domethënia e kësaj dite, mbartë vlera të domosdoshme për shoqërinë sot.

“Sakrifica është mësimi dhe garancia për funksionimin më të drejtë të një shoqërie, e cila sot po rrezikohet nga majat drejtuese të saj. Drejtësia është rezultat i sakrificës dhe kjo është nevoja më e madhe e shoqërisë tonë aktualisht”, thuhet në letrën e Vetëvendosjes.

“Mirëqenia e synuar për të gjithë duhet të jetë rikujtim i përditshëm. Këtë duhet ta urojmë edhe sot, në këtë ditë feste. Poashtu, ta inkurajojmë njëri – tjetrin që të mos dorëzohemi. Prandaj, në këtë rrugëtim nevojitet solidaritet. Pasuria shpirtërore e morale e po ashtu edhe ajo materiale u takon të gjithëve. Me fat Bajramin!”, thuhet më tej aty.