Lajme

Vetëvendosje pa aksion kundër Thaçit, fokus kundërshtimi i Qeverisë Mustafa

By FerizajPress

April 06, 2016

Me rastin e betimit të Hashim Thaçit si president i Kosovës, për nesër në ora 11:00, është thirrur një seancë solemne nga Kuvendi i Kosovës. Përkundër që u përfol rreth një aksioni të mundshëm nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së nesërme, zëdhënësi i kësaj Lëvizje, Frashër Krasniqi, tha se fokusi i Vetëvendosjes do të jetë në kundërshtimin e Qeverisë Mustafa dhe jo lidhur me këtë çështje.