Ferizaj

Vetëvendosje në Ferizaj nuk përkrah asnjërin kandidat në garën për të parin e Ferizajt

By FerizajPress

November 15, 2017

Ferizaj.15.11.2017. Lëvizja VETËVENDOSJE  Qendra në Ferizaj ka marrë vendim që në mos të përkrah asnjërin kandidat  për kryetar të Ferizajt në  balotazh të 19 Nëntorit.

Në komunikatë thuhet se Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të jetë një opozitë konstruktive dhe zëri i qytetarëve, në mbrojtje të interesit publik dhe qytetar

Komunikata e plotë:Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Ferizaj njofton anëtarësinë dhe qytetarët e Ferizajt, se pas analizës së gjatë të gjendjes politike në strukturat udhëheqëse, si në nivel lokal dhe po ashtu në atë qëndror; se ka vendosur të ketë qëndrim neutral ndaj dy kandidatëve për kryetar që janë tanimë në balotazh më 19 nëntor.

Parimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në çdo nivel janë që të qëndrojë në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe qytetarit. Lëvizja VETËVENDOSJE! nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit doli edhe më e fuqishme, duke u rritur si për nga vota fizike, ashtu edhe në përfaqësim në asamblenë komunale.

Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të jetë një opozitë konstruktive dhe zëri i qytetarëve, në mbrojtje të interesit publik dhe qytetar.

Me këtë rast dëshirojmë t’i falenderojmë të gjithë votuesit të cilët kanë përqafuar programin dhe alternativën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Ferizaj