Lajme

Vetëvendosje me aksion simbolik para banesës së Thaçit (Foto)

By FerizajPress

July 09, 2016

Lëvizja Vetëvendosje kreu sot një aksion simbolik para banesës së Presidentit Hashim Thaçi.

Gjatë aksionit ky subjekt pasurinë e Presidentit e cilësoi të vjedhur, ndërsa i kërkoi atij që ta kthejë atë pasuri.

Vetëvendosja i bëri thirrje Thaçit që “të mos e falë tokën e Kosovës”, duke aluduar në marrëveshjen e 26 gushtit 2016 për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, transmeton KALLXO.com.

Aktivistja Teutë Rrusta tregoi pse Thaçi është President.

“Hashim Thaçi po e përdor postin e Presidentit për t’u arratisur nga burgu” tha ajo.

Në fund të aksionit, aktivistë të Vetëvendosjes e lanë pankartën me mesazhin për Thaçin para objektit ku jeton Presidenti.

Një aksion të ngjashëm para banesës së Thaçit Vetëvendosja e kreu edhe në vitin 2013.