Lajme

Vetëvendosje: Marrëveshja për kodin telefonik legalizon operatorët ilegal

By FerizajPress

September 29, 2016

Sipas tij, operatorët ilegal telefonik që kanë vepruar në Kosovë, nuk janë shuar siç po deklaron Mustafa, por Konjufca thotë se ata janë legalizuar, raporton lajmi.net

“Mustafa tha se operatoret ilegal janë shuar me këtë marrëveshje, nuk janë shuar por janë legalizuar. Ky është kompromisi që është bërë. Kur thërrisni në Maqedoni, Slloveni apo Kroaci është thirrje ndërkombëtare kurse në Serbi jo, diçka nga sovraniteti po rrjedh”, tha Konjufca.

Ai vlerëson se me marrëveshjen e arritur, operatori serb do të përdor asetet tona publike për më kriju shërbime për operatorin e Serbisë.

“Telekomi i Serbisë përmes kësaj që i është mundësuar mundet me ofru edhe shërbime televizive, këtë Qeveria nuk e ka paraparë”, tha ai. / Lajmi.net

.