Lajme

Vetëvendosje kritikon Projektligjin për Pagat

By FerizajPress

July 25, 2018

Në një konferencë për media, deputetja e Vetëvendosjes ka kërkuar që Projektligji të rishqyrtohet dhe ridizajnohet.

“Qeveria ka draftuar dhe ka miratuar një projektligj për pagat krejtësisht të pa strukturuar, me paqartësi, gabime logjike dhe gabime përmbajtjesore dhe po ashtu me definicione gjysmake dhe krejtësisht të pakuptimta, duke e shtuar edhe më tepër konfuzitetin e mëditjeve dhe pagave në sektorin publik”.

“ Ka nene kontradiktore siç është neni, 4 ku thuhet se funksionari nuk përfiton shtesat tjera mbi pagën bazë, përjashtimisht paga fikse e disa funksionarëve përbehet nga paga bazë dhe shtesat e posaçme të përcaktuara, në pajtim me nenin 6 të këtij ligji “. ka thënë Nagavci.

Ndër të tjera, Nagavci ka treguar arsyet se përse Projektligji duhet t’i nënshtrohet ndryshimeve.

“E para, sepse është lehtë e dokumentueshme që në një sërë pozitash apo profesionesh kërkon një nivel shumë të lartë kualifikimit apo përgjegjësisë, shembull mjekët kanë koeficientin dukshëm më të ulët se pozita krahasimisht me përgjegjësi më të ulët apo më të vogël”.

“Vlen të theksohet dallimi shumë i madh në mes te Presidentit ë vendit dhe atij të Kryeministrit edhe pse përgjegjësia në vendimmarrje është më e lart nga ana e kryeministrit prapë President i vendit ka pagën më të madhe”, deklaroi Nagavci.

Ndërkaq, Besnik Bislimi nga radhët e VV-së ka dhënë propozimet se si do të duhej të ishte ky projektligj.

“ Ne, si Lëvizje Vetëvendosje mendojmë që ky projektligj ka nevojë për një ridraftim dhe riformulim te neneve komplet, në mënyre qe version final i tij të shmang të gjitha anomalitë që ka”.

“Neni 3 ka nevojë për konsolidim, neni 4 për të shmangur kontradiktat e lartcekura, neni  8 i cili liston katër lloje shtesash mbi pagën bazë , neni 9 ka disa paragrafë te cilat në fakt do të duhej të ishin nene te veçanta. Neni 10 duhej te behej një renditje logjike, ne nenin12, në mënyrë që vet titulli të ketë kuptim.

“Në nenin 21, ku flitet për numrin e udhëtimeve, dhe neni 25 i cili kërkon që ligji të hyjë ne fuqi dy javë pas publikimit ne gazetën zyrtare, por nuk ka logjike të futet një ligj  i cili mbështetet në 15 pika administrative të cilat nuk janë gati”, tha Bislimi