Lajme

Vetëvendosje: Do ta hetojmë SHIK-un dhe vrasjen e Elvis Pistës, Enver Zymberajt…

By FerizajPress

May 28, 2017

Më pas ka thënë se do ta bëjnë edhe Vettingun – duke shikuar profilin dhe integritetin e secilit gjyqtar dhe prokuror në vend, njofton Klan Kosova.“Është për keqardhje që nuk ndahet as 2 përqindëshi i totalit buxhetor, për drejtësinë”, ka thënë Haxhiu.“Kur të vijmë në qeverisje do të organizojmë hetimin e organizatës ilegale SHIK si dhe rrjetin e veprimtarisë së saj”, ka theksuar Haxhiu para mediave.“Do ta hetojmë SHIK-un dhe dosjet që kanë pasur dhe të gjitha gjetjet do t’i dorëzohen prokurorisë”, ka shtuar ajo.Më tej ka pohuar se do të bëjnë edhe hetimin mbi KEK-un dhe PTK-në.Vetëvendosje në Qeveri, siç ka thënë Haxhiu do të zbardhe edhe vdekjen e aktivistit të tyre Astrit Dehari si dhe vdekjen e policit, Enver Zymberi, pastaj vdekjen e Dafina Zhubit, Ermal Kamberajt, Elvis Pistës dhe të tjera.