Ferizaj

”Vetëvendosje”: Arsimi ferizajas i kapur nga Elmi Reçica e Muharrem Svarqa

By FerizajPress

December 30, 2016

Nënkomiteti për Arsim i Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, përmes një komunikate për media ka vlerësuar se arsimi në komunën e Ferizajt, është i kapur nga deputeti i Kuvendit të Kosovës Elmi Reçica dhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.

Më poshtë e gjeni të plotë komunikatën e Lëvizje Vetëvendosje

 

Cikli i lartë arsimor i qytetit të Ferizajt dhe shkollat profesionale të kapuara nga Ilmi Reçica ndërsa cikli i ulët i kapur nga Sfarqa

Nënkomiteti për Arsim – Lëvizja Vetëvendosje! Qendra Ferizaj

Udhëheqesi i nënkomiteteve Faton Halili.

Disa vite më parë më i ‘‘madhi‘‘ i Ferizajt dhe numëri II i SHIK-ut Z. Reçica mblodhi në një restorant në Ferizaj disa Profesorë të komunës sonë, një pjesë e madhe e tyre ishin pjesë e Universitetit të Prishtinës. Ideja ishte që Ferizaj sikur dhe qytetet tjera në Kosovë të ketë Universietin publik. Mirëpo prapaskena e të ‘‘madhit‘‘ të Ferizajit ishte që koka e Universitetit të udhëhiqej nga njerëz të cilët ai do ti rehatonte si rezultat i pazareve që do të bënte me të mëdhenjët e nëntokës. Dhe kjo ndodhi, pas disa muajsh u hap Universiteti i Ferizajt dhe në takimin përurues të ministrit të arsimit Arsim Bajrami, prezantimi i Universitetit të Ferizajt u bë pikërisht nga këta njerëz të cilet Ilmi Reçica i solli në krye si rezultat të pazareve të tij.

Duke parë mungesen e kuadrove ministri Arsim Bajrami, u shpreh shumë i shqetësuar dhe në mendjen e tij dhe të Komisionit akreditues u soll ideja që Universiteti i Ferizajt të mbetet vetëm si Kolegj, sepse ka mungesë enorme të kuadrove. Ta marrim shebull, një pjesë e konsiderueshme e stafit akademik ligjëron me titullin Master, duke përfshirë dhe disa dekanë.

Apo rrezikohet Universiteti i Ferizajt që të kaloj në Kolegj?

Unë them që po, sipas rregullave të Agjensisë Kosovare për Akreditim, çdo program universitarë duhet ti ketë tre bartës me titull Dr. Sc, dhe të njejtit nuk mund të jenë bartës të një programi tjetër universitarë qoftë në ndonjë Universitet tjetër privat  apo shtetror, madje nuk duhet as të jenë të pensionuar, apo nga ndonjë shtet tjetër. Me këtë problem po ballafaqohet kohëve të fundit dhe Universiteti i Prishtinës.

Pse duhet të vendosin për qështje madhore nepër kafe njerëz të tillë?

Sepse kjo ështe gjuha e rrugës, të cilën e dinë më së miri dhe të cilën duan të instalojnë.

Shtrohet pyetja pse i ndodhi kjo Universitetit të Ferizajt?

Pse Universiteti i Ferizajt duhet ti ketë disa drejtime të cilat i kanë edhe Universiteti i Pejes dhe Universitetet tjera p.sh. turizmi, kur merret parasysh numri i popullsise në Kosovë dhe mundësitë për të zhvilluar turizmin?

A nuk ka Ferizaj kuadro të cilat do të kontribonin në zhvillimin e Universitetit të Ferizajit?

Jo, Ferizaj ka kuadro të mjaftueshme, vetëm në Universitetin e Prishtinës nga Ferizaj kemi shumë Profesorë të respektuar të cilët me kënaqesi do të jepinin kontributin e tyre në Universitetin e Ferizajt, mos të flasim për kudarot nga jashtë. Mos ndoshta këto kuadro u ndien të fyera kur Ilmi Reçica i preu gjërat me shpatë?

Unë them qe po, personalisht mendoj që të udhëheqet sistemi i arsimit nga njerëz të nëntokes që dikur në fëmijëri janë ndier të tmerruar nga dyert e shkollës, kjo do të thotë, ta dhunosh trurin akademik.

Dhe ja sot PISA, ndoshta po çuditemi, e ndoshta ata që sollën këtë mentalitet kan pritur të korrura më të mira. Mos të harrojmë që janë kjo shtresë ajo e cila e solli mjerimin akademik. Prandaj PISA, nuk është diçka e rastësishme apo e papritur. Kosova gjatë 12 viteve të fundit ka 826 punime shkencore, duke u renditur vendi me më së paku punime në rajon. Kjo do te thotë që gjatë kësaj kohe ka pasur më shumë avancime të titujve akademikë në Universitete se sa punime shkencore. Kosova sot ka gjashtë Universitete publike dhe disa private, ky numër na bënë ta kutojmë gjendjën tonë. Ne si Lëvizje Vetëvendosje! e duam Universitetin, nuk jemi kundër Universitetit të Ferizajt por mendojmë që qyteti jonë meriton një Universitet që udhhiqet nga njerëz akademikë jo nga ju z. Reçica, ju dhe koleget tuaj keni bërë krimin më të madh në sistemin e lartë arsimor, duke i rehatuar klientelën tuaj. Prandaj sot kemi doktorë shkence që me vështërsi lexojnë, sepse temat i blejnë nëpër shtyllat e rrymës elektrike.

Hiç më keq nuk është duke reaguar kolegu juaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ai në mungesë të fuqisë tuaj ose duke ju xhelozuar juve, dhunën e ka përqëndruar në ciklin e ulët arsimor, aty ku ai mund ta punsojë klientelën e tij. Ishim dëshmitarë të një viti plotë dështime në sistemin arsimor të Ferizat dhe për çudi sot flitet për sukseset. Ndoshta, klasët e stërmbushuara me nxënës, shkollat profesionale me personel jo profersional, shkollat pa nxemje në dimër, oborret e shkollave të mbushura me mbeturina në mungesë të koshave për mbeturina, konkurset për punësime të dedikuara vetëm për klientelën e tij, drejtor i arsimit i cili shkon në pushime në vlugun më të madh të aktiviteteve shkollore, etj duhet të janë suksese.

Të jesh aktivist i LVV! dhe të konkurosh në një shkollë të ciklit të ulët do të thotë që ju nuk do të ftoheni as për intervistë ashtu siç ka ndodh deri më tani dhe vendin tuaj edhe pse ju keni me titull Master, do e marrë dikush nga klientela e LDK me titull Baçelor. Po të jesh aktivist i LVV! kjo do të thotë që orët tuaja do të zvogëlohen nga presioni që ushtrohet çdo ditë për të hequr dorë nga ajo që ti e konsideron si legjitime, nga jeta e dinjëteteshme. Shtrohet pyetja: Pse duhet nje aktivist i LVV të përjetojë represionin e viteve 90-ta? Shkollat tona i mbushët me klientelista z. Sfarqa por mos harroni se femijët tuaj patën mundësinë të shkojnë në shkolla ku respektohet dinjëteti njerzor.

Shtrohet pyetja cilat do të jenë rezultatet për të cilat po punoni?

Përgjigjien e morët këtë vit, e ajo është PISA. Kur qytetari ferizajas ju dha votën, shpresa ishte ndryshimi nga një njeri i cili vinte nga perendimi dhe kishte jetuar në një nga shtetet më demokratike në Europë. Por ja që në mendjen e tij asnjëherë nuk u shua diktatura por me kalimin e kohës ajo u zhvillua në qetësi dhe përnjëherë ju kthye qytetarit Ferizajas si bumerang.

Shpresojë që PISA të jetë një test dhe mësim për ju, shpersoj për ju prindër të dashur që femijët tuaj të kenë një sistem të merituar arsimor, sistem të cilin ju po e financoni me paranë tuaj prandaj të kërkosh llogari është mëse normale. Shpresoj që PISA, nuk do të përsëritet prapë por dyshoj që me këta njerëz do të mbesim të parët në listë për nga fundi, sepse kjo është logjika se si ata i lexojnë rezultatet. Më mirë të themi LDK-PDK janë dy parti që aq mirë sinkronizohen mes veti sa që qytetarit Ferizajas për këto 16 vite i dhanë një figure bardh e zi për të mos mundur asnjëherë që këtë pamje ta konvertojnë në një kombinim ngjyrash. Thënë ndryshe në gjuhen e popullit gjermanë, këto dy parti krijuan për 16 vite një rreth djalli, në të cilin mund të hynë vetëm ata që e dine këtë valle por jo dhe qytetari i dinjëtetshëm.