Lajme

Veterani i UÇK-së Salih Hazrolli bëhet me shtëpi të re

By FerizajPress

July 06, 2018

Sot është përuruar shtëpia e ndërtuar për veteranin e luftës së UÇK-së, Salih Hazrolli, nga Banja e Malishevës. Në ceremoninë e përurimit të shtëpisë për familjen e këtij veterani morën pjesë, kryetar i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryearti i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, kreytari i degës së OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu dhe veteran luftëtar të UÇK-së nga Banja. “Ne si shoqatë e kemi për obligim të kujdesemi për veteranët, përfshi edhe sigurimin e strehimit apo banimit për veteranët, brenda mundësive që kemi si shoqatë. E falënderoj edhe Komunën e Malishevës, për ndihmën e dhënë për ndërtimin e shtëpisë për këtë familje të veteranit, ndërsa familjes i uroj ta gëzoj shtëpinë e re”, tha mes tjerash, kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati. “Ne si komunë, e falënderojmë OVL të UÇK-së, për iniciativën dhe për ndërtimin e shtëpisë për veteranin Salih Hazrolli dhe uroj që familja Hazrolli ta gëzoj shtëpinë e re”, tha kryetar i Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e përurimit të shtëpisë. Përndryshe, shtëpia për veteranin e luftës së UÇK-së, është ndërtuar në bashkëpunim dhe bashkëfinancim, mes OVL të UÇK-së dhe Komunës së Malishevës. Shtëpia është e ndërtuar sipas standardeve, me hapësirë dhe kushte për banim dhe jetë normale.