Lajme

Veteranët shënojnë 20 vjetorin e formimit të zonës operative të Shalës

By FerizajPress

June 28, 2018

Veteranët sot shënojnë 20 vjetorin e themelimit të Zonës Operative të Shalës. Komandant i Zonës Operative të Shalës ishte Rrahman Rama, zëvendëskomandant, Mensur Kosumi. Në këtë Zonë vepronte Brigada 152 “Mehë Uka” e cila kishte një strukturë të mirë të organizmit. Komandanti i saj, Hysni Ahmeti, kishte një përvojë të mirë ushtarake. Kishte strukturuar mirë gjithë kuadrin udhëheqës të Brigadës. Shala kishte konfiguracion strategjik, ishte dhuratë e natyrës për stërvitje, luftë dhe art ushtarak.