Lajme

Veteranët shajnë zyrtarët qeveritarë

By FerizajPress

April 18, 2016

Protestuesit e mllefosur me gjendjen e tyre po presin që kërkesat e tyre t’i dorëzojnë te ministri Arban Abrashi. Nuk mungojnë as sharjet dhe fyerjet në adresë të zyrtarëve qeveritarë dhe kryeministrit Mustafa, të cilët sipas tyre i kanë lënë në këtë gjendje të mjerë.

Ata të gjithë kanë tentuar të hynë në ndërtesën e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, por nuk janë lejuar nga Policia e Kosovës./kp