Lajme

Veteranët sërish në protesta

By FerizajPress

September 29, 2016

Ai ka njoftuar se kjo protestë vjen si pasojë e mos arritjes së konsensusit me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale

“Të nderuar bashkëluftëtar, Pas padrejtësive që ju janë bërë familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të tjera të luftës të UÇK-së nga ana e ministrisë të punës dhe mirëqenies sociale. Ne për dy ditë kemi pasur takime me përfaqësues të kësaj ministrie ku kemi kërkuar shfuqizimin e vendimit të fundit të marrë nga ana e tyre,por që nuk kemi arritur një zgjidhje.

Poashtu vonesat e padrejta të pensioneve për veteranët e luftës na kanë shtyrë ta marrim këtë vendim.

Që nesër ditë e premte datë 30 shtator 2016 të protestojm para qeverisë të republikës të Kosovës duke filluar nga ora 12:00.

Kjo protestë vjen pa dëshirën tonë, por që kjo po na imponohet nga vet qeveria.Kërkesa e madhe e shumë familjeve të dëshmorëve dhe e kategorive të tjera na ka shtyrë që ta marrim vendimin për protestë.

Ju bëjë thirrje të gjithëve që jeni të paknaqur me këto padrejtësi që ti bashkangjiteni protestës.

Me respekt, Xh Q” ka shkruar Qeriqi.

.