Lajme

Veteranët e Suharekës: Komisioni ka futur në listë të veteranëve dezertues

By FerizajPress

July 21, 2016

Veteranët e UÇK-së në Suharekë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Veteranëve, Invalidëve dhe Dëshmorëve të UÇK-së.

Ata, nëpërmes një deklarate të dalë nga Kuvendi i III-të i tyre, thonë se në lista janë futur dezertues dhe persona tjerë që kanë qenë kundërshtarë të kësaj lufte, transmeton Koha.net.

Në përfundim është kërkuar që të rishqyrtohen listat, duke kthyer dinjitetin e vërtetë të ushtarit, invalidit dhe dëshmorit të UÇK-së.