Veteranët boshnjakë bllokojnë kalimet kufitare në Bosnje

By FerizajPress

July 27, 2016

Rreth 200 veteranë boshnjakë kanë bllokuar komunikacionin në tri kalime kufitare në Bosnjë dhe Hercegovinë nën kërcënimin që protestat do të vazhdojnë me bllokimin e të gjitha rrugëve nacionale.

Ata kërcënojnë me bllokadë derisa Rezoluta për veteranët luftëtarë nuk futet në rend dite në seancën e Dhomës Përfaqësuese të Parlamentit të Federatës së Bosnjës, transmeton lajmi.net.

Janë bllokuar kalimet në Bijaça, Crveni Grm dhe Orahovlje, raporton mediat boshnjake. /Lajmi.net/

 

.