Krahasuar me korrikun e vitit 2017, numri i vizitorëve të huaj u rrit me 19 për qind, ndërsa i shtetasve të huaj, që kanë qenë në Shqipëri për pushime u rrit 26,6 për qind. Shifrat për hyrjet e shtetasve të huaj dhe daljet e shqiptarëve jashtë vendit për muajin korrik dhe 7-mujorin e 2018-s u publikuan nga Instituti i Statistikave.