Lajme

Vetëdigjet me benzinë 69-vjeçari në Elbasan

By FerizajPress

January 31, 2017

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku 69-vjeçari me inicialet Xh.T i ka vënë flakën vetes në oborrin e shtëpisë. Sipas fqinjëve, shkak për aktin ekstrem është bërë një vendim gjykate për prishjen e shtëpisë.

Siç mësohet, 69-vjeçari ishte në proces gjyqësor për çështje pronësie, por duket se vendimi i gjykatës nuk ka qenë në favorin e tij. Ai jetonte vetëm me bashkëshorten, e cila ka thirrur fqinjët për ndihmë në momentin që ka parë burrin të përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë autoambulanca, e cila bëri transportimin e tij drejt spitalit të Tiranës, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.