Sport

Vështirësohet transferimi i Ronaldos te Juventusi, Perez cakton një çmim të ri

By FerizajPress

July 06, 2018

Është Florentino Perez që ka ndërhyrë për t’i vështirësuar bisedimet, duke kërkuar 150 milionë euro për kartonin e portugezit. Perez sipas ‘La Stampa’ është i pakënaqur me mënyrën se si Ronaldo dhe agjenti i tij po menaxhojnë këtë situatë. Gjithnjë sipas kësaj medie italiane, Perez tani po kërkon 150 milionë euro për pesë herë fituesin e Topit të Artë. Ka tre ditë që flitet për transferimin e Ronaldos te Juventusi, ku ‘Zonja e Vjetër’ ishte pajtuar të paguante 30 milionë euro./Lajmi.net/