Ferizaj

Veseli viziton degën e PDK-së në Ferizaj

By FerizajPress

May 27, 2016

Sot në degën e PDK-së në Ferizaj ishte për vizitë pune Kryetari i PDK-së  Kadri Veseli me bashkëpunëtorë dhe anëtarë të kryesisë qendrore.

Ai në Ferizaj u prit nga Kryetari i degës dhe deputeti  Agim Aliu, anëtari i kryesisë qendrore dhe deputeti Elmi Reçica, deputetja  Mexhide Mjaku -Topalli dhe nga anëtarë të kryesisë së degës, këshillit drejtues dhe strukturave tjera të degës së PDK-së.

Në takimin që Veseli pati me strukturat e degës sonë u diskutua për zhvillimet e fundit politike dhe shoqërore në vend dhe komunë, si dhe për një mobilizim të strukturave partiake në mbështetje të këtyre zhvillimeve.

Në këtë  takim  u tha  se vlen të theksohet se ky takim kaloi në frymën e bashkëpunimit të sinqertë dhe të një ndryshimi pozitiv dhe shpresëdhënës që po reflekton udhëheqësi i ri i PDK-së.

Është kjo vizita e parë që Kadri Veseli i bënë  degës së Ferizajt  pas zgjedhjes së tij  si kryetar i PDK-së.