Lajme

Veseli vizitë zyrtare në Francë

By FerizajPress

December 07, 2016

Gjatë qëndrimit në Paris, kryeparlamentari Veseli do të pritet në një takim të veçantë nga homologu i tij francez, Claude Bartolone, kryetar i Asamblesë Nacionale të Francës, si dhe do të zhvillojë takime të tjera me personalitete të larta të shtetit francez.

Po ashtu, kryetari Veseli do të takojë edhe të rinj nga Kosova, të cilët ndjekin studimet në universitetet franceze, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Franca, si një nga vendet mike të Kosovës, i ka dhënë mbështetje të madhe vendit tonë në kohë dhe rrethana të ndryshme, përkrahje kjo e cila pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në agjendën ekonomike, ashtu edhe atë euro-integruese.

.