Lajme

Veseli: UÇK-ja shmangu një Srebrenicë në Kosovë

By FerizajPress

July 11, 2016

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar 21 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.

Përmes një statusi në Facebook, Veseli ka thënë se Srebrenica është dëshmi se verbëria nacionaliste dhe fetare është e rrezikshme dhe e papranueshme.

“11 korriku 1995 mbetet ditë kujtimi dhe dhembjeje, sepse kujtojmë Srebrenicën, masakrën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Srebrenica është dëshmi se verbëria nacionaliste dhe fetare është e rrezikshme, e papranueshme. Edhe ne ishim viktimë e këtij mentaliteti, por, falë UÇK-së dhe aleatëve tanë, u shmangën përmasat e gjenocidit të tillë”, ka thënë Veseli./Lajm