Kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova mbështetë fuqishëm nismën ushtarake të SHBA-së në Siri.
“Kosova dhe populli i saj e mbështetë fuqishëm nismën ushtarake të Shteteve të Bashkuara në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, kundër regjimit diktatorial të Asadit. Imazhet e fundit të përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve kanë qenë tronditëse për gjithë botën e civilizuar”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Ai gjithashtu ka thënë se populli i Sirisë meriton të jetojë në paqe, e kjo ndërhyrje duhet të jetë fillimi i një ndërhyje ushtarake që përfundon me paqe për popullin e Sirisë.