Lajme

Veseli thërret konferencë për gazetarë në selinë e PDK-së

By FerizajPress

July 15, 2016

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli sot prej orës 10 e 30 minuta ka ftuar mediat në selinë qendrore të PDK-së ku do të mbajë një konferencë për media.

Ende nuk dihet se cila është tema, por kujtojmë se së fundi është duke u diskutuar shumë mundësia e dërgimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend e cila po kundërshtohet nga qarqe të ndryshme.