Lajme

Veseli: Përmes luftës kundër korrupsionit në Ministrinë Financave sot kemi një ekonomi më të drejtë e mundësi të barabarta

By FerizajPress

August 27, 2019

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Financave Bedri Hamza, kanë vizituar sot Administratën Tatimore të Kosovës, ku theksoi se nëpërmjet luftës kundër korrupsionit në Ministrinë e Financave sot kemi një ekonomi më të drejtë e me mundësi të barabarta.

“Kemi arritur që nëpërmjet luftës kundër korrupsionit me ministrin Bedri Hamza, të shpëtohen miliona euro, të cilat do të investojen për mbështetjen e ndërmarrësve, të rinjve inovatorë dhe projekte kapitale”, tha Veseli.

Ai tha se ATK duhet të vazhdojë reformat e nisura dhe punën e jashtëzakonshme që po bënë, ndërsa theksoi se do të rriten kapacitetet që do të mundësojnë lehtësira sa më të mëdha për të gjithë tatum paguesit.

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës po ashtu tha se do të jetë mbështetësi më i madh për bizneset të cilat siç tha ai janë aset kombëtar i zhvillimit të ekonomisë së vendit.

“Askush nuk guxon t’i cenoj bizneset e Kosovës. Askush nuk guxon t’i shantazhoj. Ata janë aset kombëtar i zhvillimit ekonomik dhe unë do ti përkrahi vazhdimisht edhe më fuqishëm sepse ata e zhvillojnë Kosovën”, tha Veseli.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se në shtatë mujorin e parë të këtij viti ATK ka arritur të arkëtoj 11 përqind më shumë buxhet sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

“Kjo rritje e të hyrave nuk ka ndodhë si rezultat i rritjes së ndonjë takse për bizneset por thjesht si rezultat i efikasitetit dhe kuftë së pakompromis kundër dukurive negative. Këta zyrtarë të ATK-së janë shtylla e shtetit. Tanimë falë mbështetjes së kryetarit Veseli me ndryshimet ligjore, kanë filkuar edhr konfiskimet e pasurisë së paligjdhme dhe janë ulur stoqet e borgjeve”, tha ministri Hamza.

Ndërsa drejtori i ATK-së, Ilir amurtezaj, tha se falë mbështetjes dhe punës së ministrit Bedri Hamza, ATK ka arritur shumë suksese në reforma e digjitalizim që ka mundësuar efikasitet më të madh të punës.