Lajme

Veseli përcjell Bidenin deri në Aeroport: Mirupafshim mik i madh i Kosovës (Foto)

By FerizajPress

August 17, 2016

Miku i madh i Kosovës, zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, tashmë ka lëshuar tokën e Kosovës.

Por, deri në aeroplanin e tij, zëvendëspresidentin Biden dhe familjen e tij i ka përcjell kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherësh kryetar i PDK-së.

“Pata nderin ta përcjell dhe falënderoj për vizitën në Kosovë, zëvendëspresidentin Biden. Mirupafshim mik i madh i Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ndryshe, Veseli është takuar me Bidenin edhe sot gjatë ditës, në objektin e Kuvendit./Lajm