“Majlinda dhe Distria, dy sportistet tona, ia bënë Kosovës një dhuratë të çmueshme në prag të shënimit të përvjetorit të nëntë të pavarësisë: një medalje të artë dhe një të bronztë, nga gara e tyre e xhudos në Paris. Faleminderit për krenarinë që po ia shtoni shtetit tonë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.
Majlinda sot në Paris u stolis me Medalje të artë kurse Distria mori të bronztën. /Lajmi.net/