Lajme

Veseli: PDK i ngjan diellit, energjinë e ka të pashterrshme

By FerizajPress

April 21, 2016

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se PDK-ja është në përgatitje të Konventës së PDK-së, njofton Klan Kosova.

Ai përmes rrjetit social Facebook, ka falënderuar anëtarët e forumit të PDK-së duke theksuar se “energjia e tyre është e pashterrshme”.

“Në rrjedhën e punëve në prag të Konventës së Partisë Demokratike të Kosovës, sot mbajtëm takim në Këshillin Drejtues të saj. Faleminderit të gjithë anëtarëve të këtij forumi të lartë të PDK-së për diskutimet e tyre kreative dhe të gjithë anëtarëve e strukturave të Partisë për frymën e fuqishme mobilizuese që po sjellin. PDK i ngjan diellit: energjinë e ka të pashterrshme. Për qytetarët dhe Republikën e Kosovës. Gjithmonë”, ka shkruar Veseli.