Lajme

Veseli, pa kundërkandidat për kreun e partisë?

By FerizajPress

April 19, 2016

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Basri Musmurati, ka theksuar se deri më tani kandidaturën për kryetar të PDK-së, nuk e ka paraqitur asnjë kandidat.

Ai ka thënë se ende nuk është caktuar se kur do të jetë afati i fundit deri kur kanë të drejtë ta paraqesin kandidaturën për shef të PDK-së, kandidatët e interesuar.

“Besoj se do të ketë kohë që kandidatët të paraqiten, përafërsisht një javë para se të mbahet Konventa e PDK-së – me 7 maj”, ka shtuar Musmurati.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme të kryesisë së PDK-së, ka pasur propozime që ushtruesi i detyrës së kryetarit të partisë, Kadri Veseli, të emërohet kandidat për kryetar në Konventën e 7 majit, për çka Veseli ka propozuar që gara të jetë e hapur.